Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi këtë vit të votojnë për herë të parë nga vendi ku jetojnë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 11 maj.
Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka ndarë në rrjetet sociale edhe një informacion me rëndësi për votuesit jashtë vendit.
Celibashi u kujtoi votuesve nga jashtë se “qeveria shqiptare vendosi zgjatjen e vlefshmërisë së dokumenteve biometrike të identifikimit, të cilave u ka skaduar afati vlefshmërisë”
“Ky vendim i jep mundësinë çdo zgjedhësi nga jashtë që të votoje edhe me një dokument biometrik identifikimi, vlefshmëria e te cilit ka skaduar ndërkohë shtyrja e afatit te vlefshmërisë vlen për të gjithë votuesit nga jashtë, pa përjashtim”, thekson Celibashi.