Liga e Kampionëve përfundoi gjysmën e parë të fazës së 1/16-ave, me surprizat që nuk munguan në katër takimet e para.

Pas eliminimit të Milanit nga Feyenoordi, një tjetër italiane u eliminua nga Champions-i. Bëhet fjalë për Atalantën e Berat Gjimshitit, që pas takimit të parë ku u mund nga Club Brugge në Belgjikë me rezultatin 2-1, pësoi një tjetër disfatë, kësaj radhe në Bergamo me rezultatin 1-3.

Një kualifikim dramatik ishte ai i Bayern-it, që u kualifikua vetëm falë një goli të minutës së fundit kundër Celtic në “Allianz Arena”. Keltët shtangën bavarezët me anë të një goli të Kuhn, por vetëm në frymën e fundit, ishte Davies që shmangu shtesat, me rezultatin e përgjithshëm që shëno 3-2.

Spektakël u dhurua në Lisbonë, aty ku Benfica barazoi 3-3 me Monacon dhe arriti të kualifikohej vetëm falë fitores së arritur një javë më parë në principatë, me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

REZULTATET:

ATALANTA 1-3 CLUB BRUGGE (2-5)

BAYERN MUNICH 1-1 CELTIC (3-2)

BENFICA 3-3 MONACO (4-3)