Më e pakta që mund të themi është se tekniku spanjol është pesimist përpara ndeshjes së kthimit në play-off të Champions League në stadiumin Bernabeu kundër Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 21:00.

“Shanset për ne për të fituar në Bernabeu, dhe të gjithë e dinë, do të ishte… Nuk e di nëse është 1% apo sa, por është minimale”, tha Pep Guardiola në një konferencë për shtyp të shtunën.

Në ndeshjen e parë të play-off-it, merengët, të cilët kishin mbetur dy herë prapa gjatë ndeshjes, i rrëmbyen fitoren Manchester Cityt (3-2).

“Përderisa të ekzistojë kjo mundësi, ne do ta shfrytëzojmë atë. Por realiteti i ashpër është se ne jemi larg nga më të mirët këtë sezon. Kemi pasur paraqitje shumë të këqija këtë sezon dhe kemi marrë rezultate të këqija”,- shtoi Guardiola.