Pas përvojës së tij në krye të Al-Ain, e cila përfundoi nëntorin e kaluar pas 48 ndeshjeve, për Hernan Crespo mund të ketë një rikthim në Brazil, ku ai drejtoi Sao Paulon nga shkurti deri në tetor 2021, duke grumbulluar 57 stola dhe duke fituar një kampionat Paulista.
Sipas Globoesporte, pronari i Botafogos, John Textor thuhet se ka rënë në kontakt me ish-sulmuesin argjentinas për t’i propozuar atij që të drejtojë ekipin që aktualisht, stërvitet në mënyrë të përkohshme nga Claudio Caçapa.
Karriera e trajnerit filloi për ish-lojtarin e Lazios, Interit, Parmës dhe Milanit, në Itali kur ai udhëhoqi Modenan në Serinë B, duke u shkarkuar pas 33 ndeshjeve.
Më pas ai vazhdoi në Argjentinë në stolat e Benfield dhe Defensa y Justica, me të cilët fitoi një Kupë të Amerikës së Jugut, dhe më pas kaloi në Brazil dhe në vendet arabe, ku fitoi titullin e kampionit të Katarit me Al-Duhail, si dhe Ligën e Kampionëve Aziatik vitin e kaluar.