Arjan Curri ka treguar se si nga masat e SPAK, nje ish studenti te tij po i rrezikohet jeta. Ja analiza dhe fakti trondites i tij:
Rama është në fushatë dhe nuk ka kontekst logjik, bëhet emocional. Rama ka një kurs të vet për drejtësinë dhe këtë do ta imponojë dhe për mua nuk bën gabim. Unë e shikoj të shëndetshme këtë. Të gjithë bëjnë politikë. Në Amerikë del Trump dhe thotë prokurorët e korruptuar. Del Rama këtu, Berisha…
Kjo është e shëndetshme si gjë. Këtu nuk ka sens logjik, psh ç’punë ka një gjyqtar që në një vendim shkruante se do të arrestoj këtë individ pë të përmirësuar imazhin e Shqipërisë, është vendim i shkruar ky.
Ka ndodhur kjo. Tani kthehemi tek universiteti. Rektori bëri shumë mirë që vajti në grup parlamentar sepse së pari mbrojti veten dhe së dyti i nxori ata pesë pedagogë nga paraburgimi.
Bravo i qoftë. Dumani dhe Bani dolën sot dhe bënin politikë. SPAK është në politikë sepse në nëntor mbaron mandati i kreut të BKH-së dhe në dhjetor i kreut të SPAK-ut. Ideja është që SPAK do të hapë një seksion të vecantë në Tufinë ku të thuhet “këtu prehen të paraburgosurit e SPAK-ut”.
Unë sot kam në gjykim një ish-studentin tim, ka ndërruar disa herë valvulat e zemrës, është duke vdekur, askush nuk e çan kokën, është me inicialet F.Gj. Studenti im 24-vjeç është duke vdekur sot në paraburgimet e SPAK-ut. Unë them këtë nuk mund të burgosësh të gjithë pedagogët sepse do të mbyllësh univesitetin.