Damian Gjiknuri është nga të paktët politikanë që nuk i shmangen pyetjeve të vështira. Dhe në këtë periudhë disa nga këto pyetje kanë të bëjnë me akuzat publike të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se PS-ja ka zëvendësuar strukturat politike me ato të krimit.

Në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, gazetarja Elona Meço, i kërkoi zotit Gjiknuri edhe një koment për çështjen tjetër të ngritur nga Arben Ahmetaj për kanabizimin e vendit, si dhe si ndikojnë në zgjedhje këto qendrime apo hetimet e SPAK-ut për figura të rëndësishme për PS, si kryebashkiaku Erion Veliaj.
Damian Gjiknuri: Unë nuk jam absolutist nga natyra dhe në lidhje me zgjedhjet, besoj se gjithmonë do të ketë shkelje, do të ketë krime. Gjithmonë do të kemi episode, pasi episode ka në çdo vend të botës që ka një nivel të caktuar zhvillimi demokratik. Vetëm në kohën e Emverit nuk kishte episode, se nuk kishte zgjedhje.