Delina Fico ka bërë një reagim pas akuzave të Sali Berishës për shpërdorim të fondeve të USAID. Reagimi i saj i gjatë është shpërndarë në Facebook edhe nga Bledi Çuçi, i cili shkruan “për transparencën e akuzave që dalin nga puseta e Saliut”.

Në vijim të reagimit të saj, Fico thotë se me shpifësit do të shihet në gjyq teksa thekson se prej vitit 2010 nuk ka marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID ose të Departamentit të Shtetit të SHBA për Shqipërinë. Fico përmend gjithashtu programin “Drejtësi për të Gjithë”, i financuar nga USAID, me vlerën totale 10 milionë dollarë, i cili thotë ajo nuk pati asnjë angazhim ose aktivitet që lidhej me reformën në drejtësi.

Më poshtë reagimi i plotë i Delina Ficos
“Ky sqarim është për dashamirësit dhe për ata që duan të mësojnë fakte e ta formojnë mendimin mbi bazën e tyre. Kurse ata që ngrihen në mëngjes me etjen për të urryer këdo që ju del përpara, dhe që punonjë gjithollogë, as mos lodhen ta lexojnë fare këtë sqarim e aq më pak të komentojnë, sepse ata shkojnë për Delete dhe Block.

E para, që nga viti 2010, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 DOLLARË/EURO/LEKË, NGA FONDE TË USAID OSE TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË SHBA-VE PËR SHQIPËRINË. Po ashtu, që prej vitit 1997, të ardhurat e mia burojnë nga punësimi me organizata jofitimprurëse dhe kompani amerikane, si dhe agjensi të OKB-së. Kurse puna ime e paguar që prej vitit 2010 nuk ka asnjë lidhje financiare ose programatike me Shqipërinë.