Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i Dodë Mamlit mbrëmjen e shkuar në fshatin Vilëz të Kurbinit.

67-vjeçari ka qenë në tokën e tij kur është qëlluar. 1 plumb e ka marrë në kokë, ndërsa dy të tjerë në trup.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 6 gëzhoja. Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat disa persona.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të këtë ndodhur për hakmarrje, pasi dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras.

Në atë kohë të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë. Por pista tjetër është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie pasi 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë mbrëmjen e së hënës në fshatin Vilëz të Kurbinit.