Një video që tregon djalin e Donald Trump duke qëlluar rosat në Venecia, në një zonë të mbrojtur, duke shkelur ligjet dhe rregulloret ka shkaktuar reagime të shumta. La stampa shkruan se rasti ka mbërritur edhe në Këshillin Rajonal të Venetos me një interpelancë nga Europa Verde dhe në Parlamentin Italian me një kërkesë nga Avs ( Të Gjelbrit dhe Aleanca e Majtë).
Në pamjet e publikuara shihet një grup burrash, të cilët me pushkë në dorë, qëllonin rosat në lagunën e Venecias. Mes tyre edhe djali i presidentit amerikan. Donald Trump Jr. shihet duke përshkruar plaçkën e gjuetisë. Në mesin e specieve të vrarë ishte një Ruddy Shelduck, një rosë me pendë ngjyrë portokalli, e rrallë në të gjithë Evropën dhe e mbrojtur nga Direktiva e BE-së për Zogjtë dhe ligji italian. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2024.
Deputetja e Avs, Luana Zanella, deklaron: Po paraqesim një interpelancë drejtuar ministrit të Mjedisit, Pichetto Fratin, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur, duke pasur parasysh se vrasja e specieve të mbrojtura është një krim. Gjithashtu, kërkojmë të konfirmohet nëse mes pjesëmarrësve ka qenë vërtet Donald Trump Junior, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Sipas ligjit italian, gjuetia është e ndaluar për jorezidentët pa autorizim specifik dhe zona ku do të bëhej gjuetia përfshihet në Rrjetin Natura 2000, një zonë e veçantë e kufizuar nga rregulla të rrepta mjedisore.