Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj kritikoi procesin e primareve që pritet të mbahen më 1 mars në PD.

Xhaferraj u shpreh në ‘Sot Live në Shqipëri’ se PD është një parti me struktura të dobëta, ndërsa kryetari Berisha me pretendimin se po bën primare.

“Do thoja kam qenë konsistent se primaret kanë qenë procesi i dëmshëm për PD. Janë eksperimentuar 2 herë, në 2000 kur humbi dhe në 2023. Me primaret e organizuar u morën vetëm 5 bashki. Është më dëshpëruese kur partinë e drejton kryetari duke e quajtur se po bën primare.

Ka prodhuar polarizim. Imediate në vend se të bëjë primare, duhet të bëjë parti. PD shumë e dobët në struktura. Është motori organizativ. Them se PD sot si strukturë është shumë më dobët se në 2021. Kambanë që e kam thënë, shpresoj ta kem gabim. Këto nuk janë primare.

Primaret janë një proces, ku forumet nga kryetari delegojnë kompetencën në bazë. Këto nuk janë të tilla. Është deleguar një gjysëm kompetence. Do zgjidhet një bashkësi njerëzi për tu futur te zyra e kryetarit për të marrë vendimin kush do jetë”, tha Xhaferraj.

Xhaferraj shton se mbrëmjen e djeshme me anë të një e-mail është bërë me dije se janë shtuar edhe 20 kandidatë në listën e primareve të 1 marsit, duke e kthyer procesin në qesharake.

“Është kthyer në qesharake, dje në 12 të natës që janë edhe 20 të tjerë në listë që do votohen më 1 mars. E kthejnë procesin në qesharak. Vendi ka domosdoshmëri rotacionin. Kjo PD në vitet 2005-2009 kishte kapacitet profesionale, intelektualë. Shumë e rëndë që si pasojë e gabimeve politike, partia ka ndjekur axhendën e liderit. Po futemi në zgjedhje duke rrezikuar ti lëmë demokratët edhe 4 vite të tjera jashtë zyrave të shtetit”, tha deputeti i PD.

I vetmi kriter që të kandidosh në primaret e 1 marsi është besnikëria ndaj Berishës.

“I vetmi kriter deklamativ ishte besnikëria ndaj kryetarit. As rezultate personale, as komunikimi me qytetarët nuk respektohen. Por edhe gjuha karshi sistemit të drejtësisë. Nëse ne dëshmojmë se sistemi është i kapur nga Rama, atëherë dëshmojmë se vulën e paskemi dhuratë nga Rama”, tha ai.

Berisha sipas Xhaferrajt iu kthyer Bashës kundër, kur ky i fundit sulmoi atë vetë dhe jo kur humbi zgjedhjet në 2017 apo 2021.

“Berishës i ka kaluar koha politike. Të largohej por të kontribuonte. Edhe këtu u kthye duke i vendosu, nisi procesin kundër Bashës. Jo kur humbi zgjedhjet por ku Basha mori vendim kundër zotit Berisha, duke e kthyer procesin personal. Ato që kanë ndodhur në Shqipëri, rotacioni është bërë i domosdoshëm”, shtoi Xhaferraj.