Kryetari i PAA, Agron Duka është pjesë e protestës së opozitës, duke thënë se sa më shumë qytetarë të dalin në protestë, aq më shumë kundërshtarë ka mazhoranca.
Në një prononcim për News24, Duka tha se opozita ka bere shume gabime dhe do të duhet kohë për ti rikuperuar, por theksoi se duhet se ka një bashkim dhe ka shans për rrotacion politik.
“Sa më shumë njerëz të ketë aq më shumë mbështetja ka opozita dhe më shumë kundërshtarë ka kjo mazhorancë.
Ne do marrim pjesë në fushatë sepse kemi përfaqësues në cdo qark. Jemi në negociata për të pasur 1 apo dy brenda listës. Kështu që ne kemi interes të mbështesim opozitën.
Opozita ka bërë gafa të jashtëzakonshme që është vështirë të rikuperohen, si braktisja e parlamentit, apo e zgjedhjeve. Do të duhet kohë, por tashmë duket sikur ka një bashkim dhe një shans për rrotacion”, tha ai.
Duka tha ndër të tjera se nuk është e lehtë që opozita të fitojë më 11 maj, por bëri thirrje për bashkimin e të gjitha partive të krijuara pas çarjes në PD për të rrëzuar qeverinë Rama.
“Nuk është e lehtë. Por gjithsesi duhet të bëjë çfarë është e mundur që të grupi ata që ka. Do ishte mirë që edhe ata që janë ndarë nga PD të bashkohen në një pol në mënyrë që votat të përkthehen në mandate. Nëse ndodh kështu mund të vihet në pushtet.
Ata që nuk janë te PD ta vënë interesin e kësaj që po them, rotacionit dhe shembjes së kësaj qeverie dhe të bashkohen. Nëse janë veç e veç rrezikojnë shumë që votat e tyre të shkojnë në favor të mazhorancës”, u shpreh Duka