Greqia në heshtje! Në gjithë Greqinë janë thirrur protesta ndërsa sot shënohen dy vite nga tragjedia e përplasjes së dy trenave në aftësi të Larisës. Më shumë se 300 mitingje do të mbahen në të gjithë vendin ku mijëra qytetarë do të nderojnë 57 viktimat e tragjedisë në Tempe. Sipas një raporti përkatës të shoqatës “Tempi 2023”, janë planifikuar 262 tubime proteste në Greqi dhe 119 jashtë vendit.
Qarkullimi është ndaluar dhe në shenjë mbështetjeje, një pjesë e madhe e dyqaneve dhe hoteleve do të qëndrojë e mbyllur ditën e sotme. Në disa qytete janë mbyllur stacionet e e metrosë. Përkatësisht gjashtë stacione të metrosë janë mbyllur në Selanik. Ndërkohë në Larisë në protesta janë bashkua edhe fermerët të gjithë kanë udhëtuar me traktor drejt vendit ku do të mbahet protesta.
Tragjedia në Tempi
Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën 57 personave. Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës (28 shkurt), me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.