Pas kërkesës së SPAK ndaj Drejtorisë së Përgjithsme të Burgjeve mbi informacionin se nëse Erion Veliaj ka rezultuar i dënuar pas lapsusit që bën Prokurorët e SPAK në dosjen hetimore ka kthyer përgjigje të menjëhershme. Sipas njoftimit zyrtar rezulton se Veliaj nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

NJOFTIM PËR SHTYP

Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.
Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.