Milani mësohet se ka arritur një akord paraprak verbal me portierin Mike Maignan për rinovimin e kontratës. Francezi do të përfitojë një rritje të ndjeshme page.

Matteo Moretto raporton se Maignan pritet të firmosë kontratën e re, e cila do të vlejë deri në vitin 2028. Paga e tij bruto do të jetë 10 mln euro në vit ose 5 mln euro në neto.

Me këtë kontratë të re, Maignan do të bëhet një nga lojtarët më të paguar te Milani, në një nivel me Christian Pulisic dhe Theo Hernandez.