Nga Massimo Gaggi, Corriere della Sera

Duket se zemra e Doge, Departamentit të Eficencës së Elon Musk, që po revolucionarizon administratën publike të SHBA-ve duke injoruar ligjet dhe rregulloret e miratuara deri më tani, që po bllokon agjencitë si USAID, dhe që po çaktivizon qindra sisteme kompjuterike në të gjitha ministritë, me qasje edhe në të dhënat më sekrete të klasifikuara, përbëhet nga një grup i vogël i të ashtuquajturve inxhinierë shumë të rinj, me një moshë që varion nga 19 deri në 24 vjeç.

Disa hetime, veçanërisht ai i revistës së teknologjisë Wired, kanë identifikuar gjashtë: nga Akash Bobba (i diplomuar në Universitetin e Berkeley-t, më pas një praktikant në Meta-Facebook dhe në Palantir të Peter Thiel, një tjetër manjat teknologjik Trumpian) deri te Ed Coristine (sapo ka mbaruar shkollën e mesme, i saporegjistruar në një universitet).

Këta të rinj padyshim të talentuar, të cilët së bashku me disa punonjës të kompanive të tjera të Musk po arrijnë kudo në makinën shtetërore.

Ata madje kanë arritur në sistemet e pagesave të Thesarit.

Dhe ne e dimë se në sektorin privat Musk zbaton një kriter të thjeshtë menaxherial: mbylljen e rubinetave të shpenzimeve si mënyra më efektive për të imponuar një ndryshim.

Tani po e provon edhe në sektorin publik.

Diskutohet shumë për papërvojën e këtyre djemve. Diskutohet edhe më shumë për ligjshmërinë e asaj që po bëjnë.

Nuk ndihmon fakti që nuk ka informacion publik për Doge dhe njerëzit që punojnë atje.

Fillimisht ishte menduar të ishte një organ këshillimor i jashtëm, pasi menaxhohet nga Musk, i cili nuk mund të jetë punonjës shtetëror (ai mbeti kreu i kompanive të tij).

Por në kaosin e këtij fillimi të Trump 2, Shtëpia e Bardhë e ka klasifikuar Doge si pjesë të qeverisë, ndërsa Musk-ut i atribuohet statusi ligjor i punonjësit publik të përkohshëm.

Sa i përket inxhinierëve (të supozuar), metoda e tyre e punës mund të përmblidhet nga mënyra se si Elon Musk i rekrutoi ata në njoftimin e tij (“Kërkoj revolucionarë me një IQ jashtëzakonisht të lartë, të gatshëm të punojnë më shumë se 80 orë në javë për pak para”.)

Dhe së fundmi: “Ne kemi një shans historik për të ribërë shtetin: tani ose kurrë”.

Duke pasur parasysh këtë, përveç aftësisë ose mënyrës së arsyetimit të individëve (disa tashmë flasin për sjellje hiper-reaktive, por pa marrë parasysh kontekstin që lidhet me neurodiversitetin ose format e autizmit që ulin empatinë dhe formimin e ndjenjave të fajit), duhet të pyesim veten se cilat kufizime do të hasin veprimet e Musk dhe “kryqtarëve” të tij.

Trump thotë se do t’i ndalë ata nëse e teprojnë.

Por ai shton se për tani po bëjnë mirë dhe, mbi të gjitha, sapo ai erdhi në Shtëpinë e Bardhë, emëroi një nga mbështetësit e tij më të besuar, Ed Martin, si kreu i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të kryeqytetit, Washington.

Ky ka lëshuar tashmë një kërcënim parandalues të çuditshëm ndaj kujto që përpiqet të pengojë Musk.