Qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj biznesit i cili sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku po kontribuon në mirëqenien e familjeve dhe ekonominë e vendit.

Nga një kompani prodhimi në Kolonjë të Lushnjes, numri dy i qeverisë tha se ekonomia e konsoliduar e rendit Shqipërinë në një pozicion që se ka pasur më parë në Ballkan. Nga kjo kompani prodhimi dhe përpunimi e polisterolit në Kolonjë të Lushnjes zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku foli për hapat para që ka bërë Shqipëria vitet e fundit në aspektin ekonomik.

Kjo ecuri pozitive sipas zëvëndëskryeministres vjen dhe falë bizneseve të tilla të cilave tha se nuk do tju mungojë mbështjetja e qeverisë.
Kompani të tilla sipas zëvendëskryeministres kontribuojnë në punësimin e banorëve të zonës. Vizitat në biznese, zëvendëskryeministrja tha se i ka ndërmarrë për të promovuar njerëzit e punës.