Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner vlerëson përpjekjet e qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit dhe zbatimin e paktit të Azilit dhe Migracionit.

Pas takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni në Romë, komisioneri i BE-së Brunner, në një postim në rrjetin social X, shkruan se “Italia është një partner kyç për Komisionin në menaxhimin e migracionit dhe se zbatimi i Paktit për Azilin dhe Migracionin është një prioritet për këtë vit.

“Ne diskutuam një qasje të përbashkët për kthimet si hallka e munguar në Pakt dhe eksploruam ide të reja për menaxhimin e migracionit,” shtoi Brunner.

Para nisjes në samitin e Ukrainës në Paris, të hënën, kryeministrja Giorgia Meloni foli në Konferencën mbi udhëzimet për politikat për të luftuar emigracionin e parregullt, ku ndër të tjera tha se qeveria italiane është e vendosur të ecë përpara me qendrat në Shqipëri, duke gjetur “një zgjidhje për çdo pengesë që shfaqet”.