Evi Kokalari shkruan se në dëshminë e tij në Kongresin amerikan, Tyler O’Neill, që përmendi rastin e Sali Berishës, i referohet një gazetareje dhe një faqeje që e nxjerr veç portali i Sali Berishës.

Pra ai nuk kishte asnjë fakt për “puçin sorosian” ndaj Berishës, por thjesht iu referohej disa shkrimeve.

“Me poshte gjeni deshmine e plote e Tyler O’Neill ne Kongres, ku qartazi shkruan se informacioni per Berishen eshte marre nga nje artikull i Tiana Lowe Doescher te Washington Examiner.

Tiana, qe deri dje ne bio e saj kishte ‘analist ekonomik’, eshte ngritur profesionalisht, fale artikullit te saj per Berishen.

Tiana gjithashtu i eshte drejtuar SPAK si organizate kriminale, te njejtat fjale qe Berisha ka perdorur neper media.

Gjithsesi, nje leter shpjeguese do e kete ne dore neser Marjorie Taylor Greene, qe ne te ardhmen DOGE dhe komiteti i saj ne Kongres, mos bazohet tek genjeshtrat e Berishen.

DOGE po ben pune fantastike per te pastruar korrupsionin ne qeverine amerikane, dhe nese Berisha mendon se do fshehe korrupsionin e tij nepermjet DOGE, realisht me duhet te them se eshte ‘delusional’”, shkruan Kokalari.