Evi Kokalari, shqiptaro-amerikania e angazhuar në partinë republikane të SHBA-ve ka bërë një replikë të ashpër sot me Chris LaCivitan, konsulentin e kontratuar së fundmi nga PD.
Kokalari i kujton LaCivitas se është e trishtueshme të shohësh dikë pranë Presidentit, të bëjë punën e pistë të një njeriu të korruptuar në Shqipëri, sic po bën ai për Berishën.
Civitas publikoi sot një foto të kryeministrit Rama me Alex Soros, por Kokalari i kujton se ishte Berisha ai që e solli Sorosin në Shqipëri.
“Hej Chris, sa je paguar për ta thënë këtë? A e kupton që Berisha e solli Sorosin në Shqipëri?
Të dy kishin një marrëveshje që e prishi Berisha dhe Soros e largoi atë.
Është e trishtueshme të shohësh dikë pranë Presidentit, të bëjë punën e pistë të një njeriu të korruptuar në Shqipëri.
Berisha është arsyeja kryesore që shqiptarët nuk mund ta largojë Ramën. Por, këtë do ta mësoni së shpejti.
Jo se do të jetë e rëndësishme për ty sepse po e bën këtë për para. Por ka rëndësi për mua, se unë kam lindur atje”, shkruan ajo.