“Fatura” e baltës është kosto e reformës në drejtësi”, me këtë mesazh përmbylli Rama mbledhjen e grupit të PS. Ndër të tjera kryesocialisti u shpreh se forca politike që ai drejton nuk do të tërhiqet me cfarëdo lloj cmimi, ndërsa theksoi se mandati i katërt do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë.
“Ky është telegrami që kam për ju sot dhe ngushëllimi, por unë dhe ju ne PS nuk tërhiqemi, nga të gjitha rastet me cfarë do lloj cmimi me cdo lloj kosto, sic e shihni fatura është këtu: baltë baltë baltë, ceta e hajdutëve. Edhe pse jemi një cetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon të kapen hajdutë, mbështet kapjen e hajdutëve, prap ne ceta e hajdutëve.
Kështu që kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe më 11 maj na duhet flakë në cdo kuti votimi, mavia duhet të bëhet e kuqe flakë sic e ka qef Erion Brace ngjyrat e kutive, tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe me 11 maj do të marrim mandatin e katërt dhe mandati i katër do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë.”-tha Rama.