Ish-këngëtari Feronit Shabani, i njohur si Fero, është martuar në ditën e sotme.
Ai i ka dhënë fund beqarisë dhe e ka ndarë lajmin në rrjetet sociale. Edhe pse është distancuar nga jeta publike, Fero ka publikuar një foto nga ceremonia, duke mos e zbuluar portretin e partneres.
“Të sapo martuar”, ka shkruar Fero mbi foto.
Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën ka një vajzë të quajtur Nina.