Floriana Garo, e cila kandidon në primaret e PD, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vlerat konservatore. Ajo tha se bota u “çmend” me LGBT, por PD-ja është forcë konservatore dhe tradicionale.
“Konservatorizmi është të qenit tradicional. Besojmë te familja, besojme te vlerat, kombi. Mendoj se kjo çmendje e botës me idenë e prindit 1 dhe 2, e promovimit të transeksualizmit, LGBTQ, kishte marrë bota drejtim që nuk përkonte me atë që kemi jetuar, duke promovuar një pakicë, duke iu imponuar shumicës. Ka patur një nevojë për rikthimn te vlerat e djathta. Kjo kishte hyrë edhe në Shqipëri me prindi 1 dhe 2, surrogacia, gjëra që nuk i pranojmë. Kjo do të na bëjë mirë, rikthimi te vlerat e djathta”, tha Garo.
E pyetur lidhur me akuzat e përfaqësueses së LGBT, Xheni Karaj, se ka deputetë të PD që mbajnë dashnore, por promovojnë vlera konservatore, duke u shfaqur kështu hipokritë, Garo tha se ky është një thashethem, pra burrat e PD-së në asnjë mënyrë nuk mbajnë dashnore.
Ylli Rakipi: Më shkruajnë tani, një nga këta të PD, që një përfaqësuese e LGBT, Xheni Karaj e ka pyetur Florianën për dashnoret e deputetëve të PD-së dhe a janë këto sjellje konservatore? Ke përgjigje ti?
Myslim Murrizi: Aaaa Xheni, kemi qenë në një panel me të, e kam pyetur diçka por nuk thoshte dot…
Ylli Rakipi: Jo jo nuk pyet Xheni, më shkruan dikush për këtë që i ka thënë Xheni, Florianës, publikisht. Nuk ke pse nxehesh Floriana.
Floriana Garo: Nuk merrem me thashetheme fare.