Pak ditë pasi njoftoi se i dha fund beqarisë, ish-reperi Feronit Shabani i njohur si Fero, ka zbuluar indetitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën.
Ishte vetë Fero që publikoi fotot nga ceremonia e martesës me bashkëshorten e tij, por vendosi që të mos i zbulojë identitetin.
Mirëpo së fundmi, në profilin e Instagramit të tij, është postuar një foto nga fëmijëria e partneres, për të cilën është zbuluar së është modele, sikurse ish-bashkëshortja e Feros, Arbenita Ismajli.
Krahas postimit Fero ka shkruar: “Zemra ime kur ka qenë një bebe”.
Pas fotos së publikuar, ish-reperi nuk ka nguruar të postojë edhe një video ku shfaqet imazhi i qartë bashkëshortes së tij, ndërkohë që çfiti shkëmbejnë puthje dhe përqafime së bashku.
“Unë mora telefonin e tij,” shkruhet mbi momentin e publikuar, duke nënkuptuar se video është postuar nga vetë partnerja e ish-reperit.
Ajo që vihet re ndjeshëm është se modelja ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën, detaj i cili ka konfuzuar fansat, të cilët kanë aluduar se Fero është përpjekur të gjej ishin-e tij tek një vajzë tjetër.
Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.