Ndonëse ajo nuk është pjesë e spektaklit, dashur padashur emri i saj është përmendur nëpër shtëpinë e “BBVA4”.

Kjo pasi kur ishte pjesë e “BBVK”, Xheneta Fetahu përjetoi një romancë me Gjestin, të cilën e lanë pas krahëve.

Pas mbarimit të “Big Brother Kosova” reagimet nga ana e ish-banores në lidhje me situatën në “BBVA4” kanë qenë të shumta.

Së fundmi Xheneta na zbuloi se po përkrah rrugëtimin e saj në këtë format, gazetaren e njohur, Gerta Gixhari.

Kjo përkrahje është marrë si “hakmarrje ndaj Gjestit”, pasi gazetarja njëkohësisht dhe banorja aktuale e “BBVA4”, Gerta njihet për përplasjet e saj me artistin nga Kosova dhe Rozanën.