– Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nayan ka vizituar ditën e djeshme Shqipërinë, ku ka nënshkruar disa marrëveshje.
Rama ka ndarë ditën e sotme në rrjetet sociale pamjet nga vizita e tij e sheikut Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan. Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se nga vizita e tij për herë të parë si president i Emirateve u vendosën piketa të reja bashkëpunimi.
“MIRËMËNGJES, dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.