Një person u vra dhe disa u plagosën në një sulm me thikë pasditen e sotme (22 shkurt), në një treg në Mulhouse, në Francën lindore, jo shumë larg kufirit me Zvicrën.

Kjo është raportuar nga mediat franceze, duke cituar zyrën e prokurorit Mulhouse.

Autori i sulmit besohet të jetë një 37-vjeçar, lindur në Algjeri, i cili duhej të ishte dëbuar për disa krime. Kur ai goditi viktimat, dyshohet se bërtiti “Allah Akbar”.

Në mesin e të plagosurve ishin dy punonjës të trafikut dhe tre policë bashkiakë, informon “La Repubblica”. Dy nga punonjësit e policisë bashkiake kanë mbetur të plagosur, njëri në arterien karotide dhe tjetri në gjoks.

Prokurori Nicolas Heitz i tha se i dyshuari, i cili ishte urdhëruar të largohej nga Franca për dhjetë vjet, ishte i regjistruar në ‘Fsprt’, regjistri për përpunimin e ankesave që synojnë parandalimin e radikalizimit terrorist.

Një hetim është hapur nga zyra e prokurorisë kombëtare të antiterrorizmit.

Në një mesazh pas sulmit në Mulhouse, Presidenti Emmanuel Macron shprehu “solidaritetin e kombit” dhe “vendosmërinë e qeverisë” për të luftuar terrorizmin:

“Ishte padyshim një akt i terrorizmit islamik”, u shpreh ai.