Gazetari Adriatik Doçi hedh akuza për standarde të dyfishta të drejtësisë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Në një postim në facebook gazetari Adriatik Doçi thotë se prokurorët dhe gjyqtarët që u morën me fustanët e Ajola Xoxës, nuk panë dasmën e Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como në Italisë 3 vite më parë.

“Një noter me pallat, i emëruar prokuror në kundërshtim me ligjin dhe një gjyqtar me hotel që mbuloi shokët e tij në dosjen ‘Zarka’, i kërkojnë llogari Veliajt se pse ka fshehur disa fustane të gruas! Magjistratët me pallate e hotele shkundën edhe lodrat e fëmijëve për të gjetur provat e korrupsionit për kryebashkiakun, ndërkohë që nuk shohin dasmën përrallore të Shkëlzen Berishës në pallatin mbretëror në Como të Italisë, udhëtimin me charter nga Rinasi me të fuarit dhe salltanet qindra mijëra euro të padeklaruara”, shkruan gazetari Doçi.

Shqiptarja.com siguroi një kopje të procesverbalit të BKH-së, gjatë kontrollit të banesës ku evidentohej se në dollapin e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë Erion Veliaj janë gjetur veshje kryesisht ‘Zara’, një firmë shumë ekonomike, dhe asnje veshje tjeter firmato.

Në një intervistë pak ditë më parë për Report Tv Doçi tha se prokurori Ols Dado ka konflikt interesi me Veliajn, pasi është përfitues i një pallati 9 katësh me 2 nënkate parkim, me leje të Veliajt dhe tregoi se si Dado është katapultuar në sistemin e drejtësisë duke qenë noter, fillimisht.