Gazetari Anri Bala tha për emisionin se vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka paguar 550 mijë paund në gjyq për t’ia hequr kryedemokratit “non gratën” nga Mbretëria e Bashkuar.
Kjo deklaratë ka ngjallur debat në studio dhe Kaso i është drejtuar Balës duke i kërkuar që të nxjerrë fakte dhe prova në lidhje me pretendimin e tij.
Blendi Fevziu: A ka një tërheqje të amerikanëve ndaj SPAK-ut? Ti më the se kanë 1 vit e gjysëm që janë larguar
Anri Bala: Në informacionin tim, amerikanët kanë 1 vit e gjysëm që janë larguar të paktën tek kjo asistenca që deri diku ka qenë teknike apo për nevojat e SPAK-ut. Ka disa pasaktësi, ose nga se dëgjova nga Kaso kur përmendi çështjen McGonigal sepse ne e dimë shumë mirë çështjen McGonigal tha që “është një goditje ndaj Berishës”. Më fal, por Berisha nuk ka qenë kryetari i PD-së në atë kohë, ka qenë Basha.
Nëse ka ndodhur McGonigal, ka ndodhur për Bashën. Bashën deri para disa ditësh e kishim në Uashington dhe kjo nuk ka lidhje fare me Berishën. Kemi një problem shumë të madh kur themi se Berisha, llogarinë e ka vetëm me Amerikën. Llogaria tjetër që ka Berisha është me Mbretërinë e Bashkuar që është “non grata” edhe atje.
Ivi Kaso: Po çfarë lidhje ka kjo me temën?
Anri Bala: Ju nuk mund t’i besoni Amerikës kur doni ju dhe të mos i besoni kur… Për të hequr “non gratën” keni bërë gjyq në Mbretërinë e Bashkuar, 550 mijë paund ka paguar vajza e Berishës.
Ivi Kaso: Ku e ke këtë? Nxirre. Është mashtrim.
Blendi Fevziu: A është informacion i konfirmuar ky?
Anri Bala: Po, është me letra, 550 mijë paund.
Ivi Kaso: Ku i ke letrat? Nxirri, ose fol me fakte dhe prova.