TIRANË – Një tjetër vendim i drejtësisë duket se po favorizon Partinë Demokratike në prag të zgjedhjeve. Pas lirimit të Sali Berishës nëntorin e kaluar dhe arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vetëm tre muaj para zgjedhjeve, GJKKO ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Gazment Bardhit, i cili akuzohej për shpifje nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.

Ky vendim ngre pikëpyetje mbi standardet e drejtësisë dhe kohën e marrjes së tij, duke e bërë të duket më shumë si një tjetër favor politik sesa një akt i pastër ligjor. Ndërsa socialistët përballen me arrestimin e kryetarit të bashkisë më të madhe në vend që siguroi 161 mijë vota në zgjedhjet e fundit, duket se opozita po përfiton nga një “klimë gjyqësore” që i shkon përshtat.