Nga Klodian Tomorri/

Prokurorët e SPAK kanë fatin e keq që u duhet të durojnë një barrë të rëndë mbi supe. Ata duhet të jenë njerëzit më të ftohtë dhe më të përmbajtur ndaj cilitdo që hetojnë, vecanërisht politikanëve.

Gjuha e prokurorit Ols Dados ndaj Erion Veliajt është e papranueshme, antiligjore dhe sabotim i interesit publik.

C’është ky prokuror që i thotë ndyrësirë të akuzuarit? Cfarë kujton ky se i ka jetën dhe dinjitetin në dorë Erion Veliajt dhe gjithë të tjerëve që jeton.

Jo more zotëri. Prokurori nuk është Zoti që të ka jetën në dorë dhe mund të fyejë mund të të shajë, mund te të rrahë.

Prokurori ka vetëm nj detyre te shoh faktet ftohte dhe te ngreje akuze nese ka element te vepres. Pastaj ato akuza i verifikon gjykata. Kaq.

Tani, e gjithe strategjia e mbrojtjes se Erion Veliajt ndaj akuzave ka qene vetem nje. Ols Dado e ka personale me mua. Ky prokurori eshte i Berishes etj etj.

Me kete gjuhe prokurori thjesht i jep asist Veliajt dhe saboton interesin publik se edhe nese Veliaj eshte fajtor ka goje ti thote gjyqtarit shiko, te thashe qe ky e ka personale me mua.

Ftohte more zoteri ftohte. Prokurori i SPAK duhet te jete njeri i ftohte qe tapos veshet dhe shikon vetem faktet. As shan dhe as fyen.

Do durosh te te shajne, do durosh te te provokojne. E veshtire eshte kjo. Por ky eshte zanati.

Nese prokurori mendon se i pandehuri po e kercenon, ka ne dore te ngreje akuze per kercenim. Kaq. Por jo ndyresire e felliqesire se aty saboton interesin publik