Teksa kishte filluar të gjente formën e tij në kampionat, Manchester City u fundos sërish, duke humbur rëndë në fushë me Arsenalin këtë të dielë (1-5).

Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Pep Guardiola u përpoq të shpjegonte këtë tragjedi, teksa u shpreh: “Mund të humbasim me dy, tre apo katër gola, por në 20 minutat e fundit nuk bëmë atë që donim dhe kishim vendosur.

Kjo është arsyeja edhe pse ne nuk mund të mbrohemi pas asaj që ndodhi. Ne kishim një plan dhe nuk e zbatuam, sepse ata (lojtarët) janë krenarë dhe duan t’i zgjidhin problemet në mënyrën e tyre, por kjo nuk është metoda e duhur.

Në këtë nivel duhet të jemi seriozë dhe t’i përmbahemi asaj që kemi thënë. Fatkeqësisht, kjo është ajo që ndodhi dhe shpresoj se ne mund të mësojmë prej saj për të ardhmen”.