Hap dyert për nxënësit dhe mësuesit shkolla e rikonstrukturuar “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjete sociale, teksa shkruan se godina ofron standartet më të mira bashkëkohore falë investimit të ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Kukësit.

“Shkolla e re “Bajram Abdiu” në Bicaj të Kukësit, e rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit e kësaj zone, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kukësit”, shkruan kryeministri Rama.