Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media foli për ofendimin që kryeministri Albin Kurti i bëri mbrëmë pozitës.
Haradinaj u shpreh se epiteti “hajvan” i shkon Kurtit, pasi sipas tij, gjatë gjithë fushatës ka treguar vica dhe s’ka pasur program, përcjell Klankosova.tv.
“Me thënë të drejtën ai epitet i shkon atij, ma hajvan se një kryeministër që pas katër vjetëve qeverisje ka treguar vica gjithë fushatën, s’ka pasur një program konkret, s’ka të arritura, asgjë, pra fatkeqësisht ky është realiteti ynë”.
“Unë besoj që qytetarët e Kosovës edhe dje kanë mundur ta shohin se kush është ai, pra një kryeministër që s’ka mbrri një rezultat të pritur, edhe unë se kam mbërri të priturin, por e dini gjuhën time mbrëmë, edhe hera e parë që po e përdori një ofendim është kjo në përgjigje të tij, por edhe si opozitë, edhe me rezultat jo të mirë”, është shprehur Haradinaj.