Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e mbetura të javës, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.
Mërkuri mbi Saturn sjell informacione dhe lajme që na shkaktojnë ngarkesa emocioanle të forta.
Nesër, Hëna e re te Peshqit do të bëj kalimin e vet te Dielli, mbi Mërkur dhe Saturn, do bëj kalimin e vet edhe mbi Neptunin. Pra kemi një 6 planetare te Peshqit.
Këto hyrje të reja janë në një kohë që Marsi është kthyer në të drejtë. Venusi vazhdon te Dashi.
Kjo domethënë që përshpejtohen zgjidhje të problemeve që kemi të mbartura që prej vjeshtës. Hëna e re me hyrjet e saj ndihmon shumë në lëvizje që kanë të bëjnë me ekulibrat emocional dhe me familjen.
Dashi
Këtë fundjavë duhet të gjejnë ekulibrat e vet. Hena e re bën të mundur që ngarkesat emocioanle t’i vendosin ën një vijë të drejtë. Për të ruajtur ekulibrat dhe për të fuqizuar veten duhet të qëndroni larg situatave që ju ngarkojnë dhe ju tensionojnë.
Demi
Faktori i të papriturës është prezent. Sidomos të shtunën. Por si fundjavë ka prurje me miq dhe me mikesha të reja. Janë prurje që do rezultojnë goxha të rëndësishme. Duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në komunikim dhe në tonacione. Në përgjithësi ndaj babait dhe gjyshit.
Binjakët
Hëna e re edhe pse është në hyrje të forta katër këndore në Diellin e Binjakëve, propozimet apo bisedime punë do jenë prezent nga sot deri në javën që vjen. Të jenë të hapur. Planetin e fatin e kanë te vetja. Mos hezitoni dhe mos thoni jo. Fundjava ju gjen me miq e shokë.
Gaforrja
Një Mars në të drejtë, më në fund që nga mesi i dhjetorit. Por që nuk e kanë shfrytëzuar siç duan vetë deri më tani. Kjo për shkak të hyrjes së Mërkurit të martën. Informacionet që morët e bënë që mos ta kishit shumë pozitiv marsin në të drejtë. Por do sjellë minimalisht optimizëm dhe dën që çështjet tuaja të evoluojnë më shpejt dhe të shkojnë atje ku doni ju. Kujdes në situatat me fëmijët sepse Venusi bën që mos të gjeni mirëkuptimin.
Luani
Hëna e re mbi këto hyrje është e favorshme dhe ka zhvillime. Këto zhvillime sjellin përmirësim të situatave ekonomike, por jo nisje të reja. Në këtë fundjavë mos ngatërroni miqësinë me diskutime lekësh.
Virgjëresha
Ngjarjet e kësaj jave përcaktojnë dhe ngjyrosin humorin tuaj edhe në vazhdimësi. Hëna e re është shumë e rëndësishme dhe ka përballë Virgjereshës shumë vendosje. Mos u përfshini emocionalisht në situata pasi do jetë shumë e vështirë për ju. Çdo analizë bëjeni gjakftohtë.
Peshorja
Kanë një tendencë në këtë katër ditësh dhe me këtë Hënë të re ose të shtohen përgjegjësitë ose të anagazhohen me një status më të lartë. Në të gjitha rastet është për mirë. Mos e lodhni veten me detyrime në shtëpi ose me pastrimin e shtëpisë këtë fundjavë. Ka një tendencë për të monologuar me veten dhe të shkarkojnë shumë energji që i duhen për më vonë.
Akrepi
Është aktivizuar shtëpia juaj e pestë e vetë-shprehjes dhe kënaqësisë. Frymëzimi krijues mund të rrjedhë pa mundim gjatë kësaj periudhe, duke e bërë atë një kohë të mrekullueshme për të ndjekur projekte artistike, për të rindezur romancën ose për të përqafuar hobi që ju sjellin gëzim. Dëgjo zemrën tënde! Hëna e re do ta mbushë jetën tuaj me argëtim, pasion dhe romancë Kjo është hëna më e rëndësishme e vitit për beqarët e Akrepit. Bëni diçka argëtuese dhe të paharrueshme
Shigjetari
Nuk ka vend për veprime, në punë, në çështje emocionale ose familjare. Sa më mirë dhe saktë t’i mendoni aq më i sigurt dhe i duhur është rezultati. Në të kundërt kanë tendencën të pendohen. Kujdes në vendime. Logjika dhe racionaliteti ndihmon shumë në vendimarrjet e duhura.
Bricjapi
Hëna është në hyrje shumë të fortë dhe pozitive. Do kenë zhvillime në raport me punën. Kujdes në komunikim në të gjitha ambientet, si në shtëpi dhe në punë. Kanë një tendencë që nga sot të jenë të ashpër dhe më të ftohë se zakonisht. Do thonë të vërtetën e tyre pa diplomaci. Prandaj gjeni një formë për të thënë fjalët e duhura. Mund të përfundoni në reagime agresive të përsonit përballë.
Ujori
Një hënë e re që nuk është për nisje të reja, por për mbyllje të problematikave që kanë patur që nga mesi i shtatorit. Vendosini që sot në agjendë. Me pak këmbëngulje do merrni gjërat që doni. Kujdes më fëmijët, më shumë se zakonisht deri të hënën.
Peshqit
Janë protagonistët dhe do e ndjejnë më shumë peshën e kësaj Hëne të re. Kur kemi shumë hyrje planetare dmth që nevoja që kemi për ndihmë është e shumtë dhe në drejtime të ndryshme. Në aspektin ekonomik, kjo Hënë imponon të jenë të mbledhur dhe të kujdesshëm. Kujdes me fizikun. Kalimi mbi Neptunin dmth se jo gjithmonë imagjinata është e duhur në vendime praktike, në punë. Në fundjavë kanë tendencën për tu kthyer të shtëpia e prindërve. Duan përkëdhelje dhe të jenë të mbrojtur.