Basketbollisti i Miami Heat, Terry Rozier është nën hetim federal në lidhje me një skemë të supozuar të paligjshme bastesh dhe aktivitet të dyshimtë bastesh në vitin 2023. Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Lindor të Nju Jorkut po heton një aktivitet të dyshimtë bastesh në lidhje me një ndeshje që Rozier luajti më 23 mars 2023.
Aktiviteti i dyshimtë i basteve
Gjatë ndeshjes në fjalë, Rozier atëherë anëtar i Charlotte Hornets, u largua nga fusha pas pak më shumë se nëntë minutash lojë për shkak të një dëmtimi në këmbë. Raportet tregojnë se baste të mëdha ishin vendosur te Rozier, i cili ishte i dobët në kategori të ndryshme statistikore, duke ngritur shqetësime për manipulimin e mundshëm të lojës.
Në mars 2023, NBA u lajmërua për aktivitete të pazakonta bastesh në lidhje me performancën e Rozier në një ndeshje mes Sharlote dhe Nju Orleans,” konfirmoi zëdhënësi i NBA, Majk Bas.
“Liga kreu një hetim dhe nuk gjeti shkelje të rregullave të NBA. Tani jemi në dijeni të një hetimi nga Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Lindor të Nju Jorkut në lidhje me këtë çështje dhe kemi bashkëpunuar”, pohoi Bas.
Për sezonin që po flasim Rozier qëndronte mesatarisht në parket për 35.3 minuta dhe shënonte 21.1 pikë për ndeshje. Në takimin e përfolur lojtari nisi si titullar dhe luajti vetëm 9:34 minuta dhe braktisi ndeshjen pasi tha se kishte dhimbje në këmbë.
Atë sezon ai nuk luajti më asnjë prej tetë takimeve që kishin mbetur nga fundi i sezonit. Atë natë Rozier bëri vetëm katër goditje duke shënuar pesë pikë ndërsa gjithashtu dha dy asist si dhe ishte autor i katër rebaund.