Dashi
Dashi i dashur, për ju lajmi më i rëndësishëm dhe i bukur i horoskopit të javës nga data 3 deri më 9 shkurt 2025 është pa dyshim ardhja në shenjën tuaj e një Venusi të shkëlqyer. Ky është një moment vërtet i bukur në jetën tuaj, i ndriçuar nga Dielli dhe Mërkuri në sferën e punës, ndërsa në sferën e dashurisë jeni të bekuar nga prania e yllit më romantik. Vazhdoni përpara me besim!
Demi
Të dashur Dema, shkurti do të jetë një muaj i vështirë për ju.
Do të hasni pengesa që do të sjellin ngadalësim të punëve, por njëkohësisht keni edhe kërkesa dhe angazhime që duhet t’i menaxhoni dhe organizoni sa më mirë. Kujdes se mos bëheni pre e stresit dhe prandaj mundohuni ta mbani ankthin nën kontroll, duke i krijuar vetes momente gëzimi.
Binjakët
Të dashur Binjakë, horoskopi për javën në vijim parashikon se do të keni suksese të reja. Dielli tek Ujori ju jep forcë, entuziazëm dhe gjallëri, duke ju ofruar edhe shumë mundësi të reja për t’u rikthyer në lojë, pas një janari të mbushur me pengesa dhe probleme. Kurajë, mos e lëshoni veten!
Gaforrja
Të dashura Gaforre, ky muaj shënon një fillim të ri për ju, me dëshirën për të ndërmarrë nisma të reja, duke mos e parë gjithçka të zymtë. Duhet të riktheheni sërish në garë, pas një kohe të gjatë që ishit zmbrapsur nga pengesat. Vazhdoni përpara me guxim!
Luani
Të dashur Luanë, horoskopi për javën nga 3 deri më 9 shkurt 2025 ju fton të bëni një vlerësim të sinqertë dhe rigoroz të asaj që po ndodh në jetën tuaj. Tashmë duhet të sqaroni mirë situatat e paqarta dhe t’u jepni zgjidhje çështjeve që zvarriten prej kohësh pa asnjë perspektivë. Kjo vlen për punën, por edhe për marrëdhëniet. Mos kini frikë të krasitni degët e thara, është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë tani.
Virgjëresha
Të dashura Virgjëresha, i keni idetë e qarta. Jeni vërtet të lodhur duke e mbajtur të gjithë barrën vetë, si në shtëpi ashtu edhe në punë. Horoskopi i javës në vijim ju gjen të vendosur për të marrë hapësirën dhe kohën për veten tuaj, për të qenë më pak të disponueshëm me ata që përfitojnë nga ju dhe për të mësuar të mbani një qëndrim më të shëndetshëm ndaj kritikave të të tjerëve. Ju do të vendosni rregull në jetën tuaj, duke mësuar të thoni “jo”.
Peshorja
Të dashura Peshore, horoskopi i javës në vijim sjell shumë lajme të mira për ju. Tashmë mund të merrni frymë lirshëm, madje të vraponi të çliruar. Yjet duan që të jeni të guximshëm, dinamikë dhe krijues. Lërini mënjanë pasiguritë tuaja dhe veproni. Idetë fituese dhe mundësitë për të nxjerrë në pah talentin tuaj nuk do të mungojnë, nëse do të dini t’i bëni gjërat siç duhet.
Akrepi
Të dashur Akrepa, fillimi i shkurtit do të jetë një periudhë e lodhshme për ju, në të cilën do të hasni ngadalësime dhe vështirësi, të cilat megjithatë do t’ju qartësojnë idetë se çfarë duhet të bëni në ditët në vijim. Ju po i rishikoni nga pak të gjitha në jetën tuaj, duke filluar nga marrëdhëniet që nuk ju kënaqin më e deri te gjërat që s’ju pëlqejnë. Ndonjëherë refuzimi është zgjidhja më e mirë.
Shigjetari
Të dashur Shigjetarë, horoskopi për javën nga 3 deri në 9 shkurt 2025 ju fton të vendosni kontakte dhe të krijoni marrëdhënie të reja dhe në përgjithësi t’i shprehni më mirë dëshirat tuaja, por edhe, nëse ka, pakënaqësitë tuaja. Mos mbani asgjë përbrenda, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë, nga e cila do të merrni shumë kënaqësi nëse do të tregoheni të hapur.
Bricjapi
Të dashur Bricjapë, horoskopi i javës në vijim parashikon ditë të mbara për ju. Po përjetoni një fazë ndryshimi, por për fat jeni njerëz shumë praktikë dhe prandaj nuk do të veproni pa u menduar pa pasur një plan shpëtimi. Është momenti për të bërë një bilanc, si financiar po ashtu edhe të kohës së shpenzuar për projektet që po i shqyrtoni me kujdes. Bëni llogaritë përpara se të veproni.
Ujori
Të dashur Ujorë, shkurti do të jetë një muaj në të cilin do të keni ide, dëshira dhe ambicie të reja. Kjo do të thotë se është e rëndësishme që të angazhoheni në çështjet tuaja dhe të merrni iniciativa në drejtim të realizimit të ëndrrave tuaja. Vazhdoni përpara me besim, sa më shumë të bëni, aq më shumë kënaqësi do të merrni edhe në muajt në vazhdim.
Peshqit
Të dashur Peshq, në këtë moment të jetës suaj më në fund do të gjeni pak qetësi. Tashmë i keni idetë të qarta në lidhje me synimet tuaja në sferën e punës, në mënyrë që të shkëlqeni ashtu siç dëshironi. Në dashuri keni gjetur gjuhën e përbashkët me partnerin dhe qetësinë familjare. Këto janë ditë për t’u jetuar dhe shijuar, duke pritur për sfida të reja.