Nga qelia numër 5 e paraburgimit në rrugën “Jodran Misja”, Ilir Meta i është drejtuar me një fjalim audio, protestuesve që janë mbledhur këtë të shtunë nën thirrjen e Partisë Demokratike për të kërkuar qeveri teknike para Kryeministrisë.

Kreu i Partisë së Lirisë në fjalën e tij të shkurtër e ka vendosur theksin te korrupsioni, si arsyeja kryesore për të cilën duhet rrëzuar qeveria Rama.

“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë ju misionarët që protestoni plot guxim kundër narkoregjimit të vetëm në Europë. Çdo shtet ka mafien e tij por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj.
Kjo tashmë dëshmohet edhe nga ish-zv-kryeministri Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës për 10 vite në pushtet.

Kjo dëshmi historike vjen nga një dëshmitar okular i disa prej aferave më të rënda të Edi Ramës. Ahmetaj na provoi sesi shteti është shndërruar në organizatë kriminale”, tha Meta