Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu morën pjesë në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT.
Ky spital thekson Rama do të transformohet tashmë në një strukturë moderne. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se transformimi në sektorin e shëndetësisë është i gjithanshëm.
“Investimi është pjesë e modernizimit të shëndetësisë. Transformimi është i gjithanshëm.
Standardet më të larta bashkëkohore, ndërkohë që së shpejti me financimet e këtij viti do të realizojmë dhe transformimin e strukturës së tretë, të pediatrisë infektive.
Është viti me buxhetin më të lartë për shëndetësinë, 1 miliard euro. Një buxhet i lartë dhe i paimagjinueshëm pak vite më parë”, tha ai.
Ai theksoi se qeveria ka plane të tjera për ta çuar përpara sektorin e shëndetësisë.
“Kemi disa projekte më shumë rëndësi, në drejtim të shërbimit gjinekologjik ashtu sikundër kemi dhe një program për ripërtëritjen e qendrave shëndetësore”, tha Rama.