Elon Musk ka reaguar pas disa komenteve që u bënë nga influencerja Ashley St. Clair, e cila pretendoi se kishte një fëmijë me të, që është pesë muajsh.
26-vjeçarja, e deklaroi këtë gjë në një postim në X. Më vonë lajmin e konfirmoi edhe përfaqësuesi i saj, Brian Glicklich, në një postim gjithashtu në X, duke thënë se të dy kishin punuar privatisht për një marrëveshje bashkëprindërimi.
“Pesë muaj më parë solla në botë një fëmijë të ri. Elon Musk është babai. Këtë nuk e kisha bërë të ditur më parë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës tonë, por ditët e fundit është bërë e qartë se mediat skandaloze synojnë ta bëjnë këtë, pavarësisht dëmit që do të shkaktojnë. Unë synoj të lejoj fëmijën tonë të rritet në një mjedis normal dhe të sigurt. Për këtë arsye, i kërkoj mediave që të respektojnë privatësinë e fëmijës tonë dhe të mos shkruajnë për këtë çështje. Do të doja të mos e ndjeja nevojën të bëja një deklaratë. Gazetarët nuk duhet të merren me fëmijët. “Do të fokusohem te familja ime dhe do të shkëputem për një kohë”, shkroi St. Clair.