Ish-mesfushori i Real Madrid, Casemiro pati vetëm fjalë të mira për trajnerin e Los Blancos, Carlo Ancelotti. Casemiro shprehet se faktet flasin për Ancelottin, pasi ka fituar shumë trofe.
“Ancelotti- Askush nuk fiton kaq shumë tituj vetëm pse është simpatik, edhe pse ai vërtet është i tillë. Për Ancelottin kam një afeksion të veçantë, për mua është në top-3 trajnerët që kam pasur, së bashku me Zidane, natyrisht, dhe Tite, i cili ka qenë seleksionuesi i Brazilit.
Real Madridi ka gjithmonë kampionë, me vlera që të imponohen. Kur mbërrita unë në “Bernabeu” ishin tashmë Cristiano, Sergio Ramos, Casillas… Lojtarë që kishin një identitet të klubit. Pastaj erdhën Casemiro, Modric, Toni… Më pas erdhën Vini, Fede Valverde, Rodrygo… Po ashtu, presidenti Perez t’i transmeton këto vlera” – tha lojtari i United.