Java e fundit e fushates ne Kosove ka nisur.
Bedri Hamza, kanidati per kryeminister i PDK e ka nisur ditën me një video ne rrjtetet sociale me nje video ku ka ne fokus arsmitaret.
Sipas tij, ky profesion pavarsisht se i nderuar, nuk siguron dot te ardhura te mjaftueshme per te mbajtur familjen.
Pagat janë të ulëta e shpenzimet vazhdimisht po rriten, shprehet Hamza Bedri, duke premtuar se rrogat e tyre ne sektorin publik do te rriten me 50 perqind.
Ai thotë se shumë qytetarë, punëtorë të zellshëm, janë prekur nga rritja e çmimeve dhe mezi ia dalin ta kalojnë muajin me pagat që marrin, duke e kthyer ceshtjen e rritjes se pagave ne nje nga premtimet kryesore te fushates.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar degët e LDK-së dhe qytetarët për tubimet madhështore në shumë qytete të Kosovës.
Ne javen e fundit te fushates Abdixhiku premton takime ne ato qe i konsideron bastionet me te fort ate partise: Lipjan, Istog, Gjilan, Podujevë e me mbyllje në Prishtinë – për ate qe kreu i LDK e quan kryengritja e djathte gjithekombetare.
Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e ka mbajtur tubimin e fundit ne Kodrën e Trimave, nga ku kane kerkuar voten e qytetareve.
Ndersa Vetevendosja e Albin Kurtit eshte ndalur ne Ferizaj nga ku ka premtuar investime ne turizem, ndrohje ne spitale dhe linje hekurudhore.
Fushata mbahet ne nje moment te veshtire per vendin, pasi kete te hene percillen per ne banesen e fundit tre femije qe humben jeten ne Jabllanice te Kosoves, pas shembjes se nje objekti te pabanuar qe i zuri ata poshte.