Sfida kundër Juves nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat për Inter. Simone Inzaghi dhe i gjithë ambienti zikaltër e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë Derbi i Italisë, rëndësinë e këtij takimi. Lajmi i mirë është se Inzaghi ka pasur në dispozicion një javë të tërë për të përgatitur si duhet këtë transfertë, por tekniku zikaltër ka ende disa dilema në lidhje me formacion, ku në dyshim mbetet Thuram:
“Për momentin është më shumë jo sesa po. Ndjen akoma dhimbje në kavilje, të shohim pas seancës së fundit. Kundër Juves është një sfidë shumë e rëndësishme, nuk duhet gabuar.
Calhanoglu? Hakan ka pasur disa frenime si kurrë më parë në karrierën e tij, gjëra jo të renda, por që i kanë ulur ritmin. Ai po i rrit kushtet e tij fizike, së shpejti do të jetë në maksimumin e formës së tij”, u shpreh Inzaghi në konferencë për shtyp.