Impakti i tij në skuadrën e bardhezi ka qenë i madh. Pesë gola të shënuar në tre ndeshjet e para me fanellën e Juventusit.
Randal Kolo Muani ishte edhe një herë protagonist i skuadrës bardhezi, duke shënuar 2 gola në transfertën kundër Comos, duke i dhuruar skuadrës tre pikë të rëndësishme.
Sulmuesi francez që u transferua në Torino në ditët e fundit të merkatos, është futur në historinë e Juventusit duke u bërë lojtari i parë i bardhezinjve që shënon të paktën 5 gola në 3 ndeshjet e para në kampionatin italian, që nga sezoni 1994-95 (kur fitorja vlen 3 pikë).
Kolo Muani thyen rekordin e Roberto Baggios, që kishte shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e tij të para me Juventusin në sezonin 1990-1991.