Valmir Sulejmani, sulmuesi i cili është aktivizuar 1 ndeshje me Shqipërinë U21, do të luajë për ekipin e dytë të Hanover 96 në Bundesliga 3.
Pas një periudhe stërvitore me skuadrën e Daniel Stendel në fund të vitit të kaluar, 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Ish-profesionisti i Hanover 96 ka qenë pa klub që nga vera e vitit 2024, pasi luajti për 1860 Mynih.
Skuadra e fundit e Sulejmanit ishte pikërisht 1860 Mynih, ai tani synon që të bëj mirë me ekipin e dytë të Hanoverit, por që mund të luaj edhe në Bundesliga 2 te ekipi i parë nëse skuadra ka probleme me lëndime ose kartonë të futbollistëve në repartin ofensiv.