Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ka publikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në postimin e tij, Soros thekson se ka vendosur ta ripublikojë foton pas kërkesave të shumta që ka marrë

Ajo që bie në sy është fakti se, ndërsa ai e ka taguar Ramën në postim, fotoja nuk është shfaqur në profilin e kryeministrit shqiptar.

“Rikthim për shkak të kërkesave popullore,” ka shkruar Alex Soros, duke përmendur Ramën në postimin e tij.