Vendimi është marrë edhe pse nuk është bërë publik. Sezoni aktual duket se do të jetë i fundit për Theo Hernandez me fanelën e Milanit.

Prej kohësh për të përflitej një largim i mundshëm, por kartoni i kuq ndaj Feyenoord dhe eliminimi I Milanit nga Champions League, i ka dhënë fund të gjitha dilemave.

Ndëshkimi i francezit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Feynoord, i kushtoi kuqezinjve eliminimin, në një sfidë ku deri në minutën e 50-të po dominonin totalisht.

Sipas mediave italiane, klubi do të ndëshkojë me gjobë francezin Theo Hernandez për kartonin e kuq, por nuk mbyllet këtu. Drejtuesit kuqezinj, të pakënaqur me paraqitjet e tij, kanë vendosur t’i tregojnë derën mbrojtësit dhe për pasojë në verë do të shitet.

Francezi ka kontratë deri në vitin 2026, por italianët nuk duan ta humbasin falas. Do të jetë e vështirë për të gjetur një klub që paguan shifër të lartë për një lojtar që ka vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Megjithatë puna ka nisur dhe synohet arritja e një marrëveshje për ta shitur Theo Hernandez sa më shpejt.