Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se Agaçi, tre javë më parë gjatë një udhëtimi privat në Itali kreu një vizitë shëndetësore për shkak të disa simptomave të papritura.

Si rrjedhojë rezultoi se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale emergjente, e cila fatmirësisht përfundoi me sukses.

Këshilli i Ministrave ka konfirmuar për Newsbomb.al se faza emergjente tanimë ka përfunduar, por do të duhet koha e nevojshme për të pasur një rikuperim të plotë dhe më pas rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm.

Sakaq, theksojmë se në mungesë të Agaçit, e cila ka përkuar me një nga periudhat politika më të ngarkuara në vendin tonë, përgjegjësitë e lidhura me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm janë deleguar në përputhje të plotë me ligjin.