Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se sipas burimeve të saj, Safet Bajri është vendosur në pranga për vrasje. Po sipas saj, Bajri bashkë me kushëririn e tij, Behar Bajrin dhe Astmer Bilain kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Sipas saj, Bajri u arrestua në banesë dhe nuk bëri rezistencë ndaj forcave të rendit. Në Tiranë i kanë komunikuar urdhër-arrestin e “prerë” nga SPAK, ndërkohë që masa e sigurisë “arrest me burg” do t’i komunikohet edhe Asmer Bilalit dhe Behar Bajrit.

Bilali është momentalisht në burgun e Reçit, pasi u vendos në pranga për dosjen “Metamorfoza”. Megjithatë, për aksionin e sotëm, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.