Nga Ylli Pata

Askush nuk e kupton pse PD i ka thënë protestë një shfaqe ku flasim ca vetë, para një paneli të instaluar që kushton një djall me para.

Protesta, për vetë termin që tregon, është një demonstrim njerëzor dhe komunikativ për një çështje apo një kauzë të caktuar, kur edhe nëse ka pak njerëz, ajo bën lajm me reagimin njerëzor.

Reagim, që me anë edhe komunikimit mediatik, krijon një sensibilitet të caktuar për çështjen që ngrohet, por edhe grupin që e merr përsipër.

Ndërkaq, protesta bëjnë edhe opozitat në mbarë botën, për një kauzë që bgrenë në Parlament apo media, për të krijuar një demonstrim të mbështetjes popullore që përfaqësojnë.

Para disa ditësh në qytetet e Gjermanisë, u zhvilluan protesta massive, për të treguar protestën ndaj një partie institucionale siç është CDU-ja e Konrad Adenauerit, Helmut Kohl-it dhe Angela Merkelit, që është afruar me të djathtën ekstrete të AFD-së.

Por, edhe pse protestat ishin të forta e massive, siç tegojn mediat gjermane, CDU nuk pësoi asnjë ulje në sondazhe, pak javë para zgjedhjeve.

Mgjithatë, edhe pse nuk arriti objektivin e goditjes në shenjë të kundërshtarit, protestat arritën që të mobilizojnë popullin e së majtës, për të mos pësuar ortekun e fuqishëm të votës kundra që pritet të ndodhë. Ku abstenimi, pra mos dalja në zgjedhjet e votuesit tradicional është frika më e madhe.

Ndërkaq, nëse i kthehemi manifestimeve të PD-s përpara kryeministrisë në të shkuarën apo edhe sot, ata nuk kanë pasur asnjë pasojë politike të tyre.