Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urim nga kryeministri Edi Rama për 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti, Rama thekson vullnetin e tij dhe të Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm.
Rama theksoi se Kosova ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama.